Sport

Tifozët e Napolit shkaktuan një tërmet të shkallës 2 Rihter në ndeshjen ndaj Salernitanës!

Si një tjetër shpërthim Vezuvi, u trondit edhe “Diego Maradona” në humbjen 1-0 të Napolit ndaj Salernitanës, me festimet e tifozëve që shkaktuan një tërmet të vërtetë!

1 Maj 2023, 18:27 Nga DOSJA
Tifozët e Napolit shkaktuan një tërmet të shkallës 2

ITALI - I gjithë qyteti i Napolit jetoi dhe mori frymë për ndeshjen kundër Salernitana. Domethënë, data që mund ta kishte kurorëzuar Napolin kampion pas 33 vitesh, me mijëra njerëz që u dyndën në stadiumin “Maradona” për të shijuar një moment historik!

Pas një pjese të parë shterpë, goli i Oliveira më në fund vendosi Partenopei-t përpara, duke shkaktuar brohoritje në tribunë! Madje festimet morën përmasa të tilla, saqë duket se kanë shkaktuar fjalë për fjalë një tërmet me magnitudë dy të skallës Rihter përreth stadiumit!

Një rishfaqje futbollistike e shpërthimit të Vezuvit, me llavën e tij megjithatë...e ngrirë drejt fundit pas golit të barazimit të Salernitana, i cili prishi festën e vendasve dhe shtyu kurorëzimin .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll