Sport

Investitorët sauditë shënjestrojnë Romën, dëshirojnë të blejnë verdhekuqtë!...

'Corriere dello Sport' avancon duke raportiar se do të ketë një takim me pronarët aktualë dhe biznesmenët sauditë jo më vonë se këtë javë

1 Maj 2023, 18:00 Nga DOSJA
Investitorët sauditë shënjestrojnë Romën,

ITALI - 'Corriere dello Sport' raporton këtë të hënë në Itali që Friedkins, pronarët aktualë të Romës, do të takohen me një grup investitorësh sauditë dhe biznesmenin italian Raffaello Follieri, për të diskutuar një shitje të mundshme të klubit.

Grupi Friedkin, i drejtuar nga amerikani Dan Friedkin, bleu verdhekuqtë në vitin 2020 për 591 milionë euro nga James Pallotta.

Një vit më vonë, klubi nënshkroi me José Mourinhon, i cili e çoi skuadrën në finalen dhe fitoi Conference League. Këtë sezon, Roma është në gjysmëfinale të Europa League, ndërsa në Serinë A lufton për të hyrë në Champions League.

Sipas gazetës, investitorët sauditë dhe biznesmeni italian, do të kenë një takim eksplorues me vëllezërit Friedkins, i cili do të zhvillohet në fund të kësaj jave. Vlera e klubit është 1 miliardë euro.

Prania e Raffaello Follieri në biznes mund të mos pritet mirë. Biznesmeni u dënua me katër vjet e gjysmë burg në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008, për përfshirjen e tij në një investim mashtrues. 

Gjatë viteve, Follieri është përpjekur të depërtojë në botën e futbollit, duke dështuar përpjekjet për të blerë klube si Palermo, Catania dhe Foggia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll