Aktualitet

Sherr mes disa personave në Fresk, i riu shkoi për të marrë thikën, në kthim pengohet e vetëplagoset (VD)

1 Tetor 2019, 15:59 Nga DOSJA
Sherr mes disa personave në Fresk, i riu shkoi për të marrë

TIRANË– Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri të ndodhur në një lokal pranë zonës së Freskut në kryeqytet.

Mësohet se në sherr fillimisht janë përfshirë disa persona, njëri prej tyre është larguar për të marrë një thikë.

Teksa po kthehej në vendin ku edhe po zhvillohej përplasja, dyshohet se i riu u rrëzua dhe u vetëplagos me thikë aksidentalisht. 

Pas njoftimit të bërë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila i ka dhënë ndihmën e parë të vetëplagosurit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritue edhe Policia me grupin hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të sherrit dhe të plagosjes të të riut.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tirane veteplagosje ne tirane tirane veteplagosje ne tirane

Sondazh

Poll