Aktualitet

Akuza për pastrim parash, Krimet e Rënda zgjatin me dy muaj hetimet për ish-kryeprokurorin Llalla

1 Tetor 2019, 14:26 Nga DOSJA
Akuza për pastrim parash, Krimet e Rënda zgjatin me dy muaj hetimet

TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur me dy muaj hetimet ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Shkak për zgjatjen e hetimeve është mbërritja e letërporosive nga jashtë vendit.

Kjo është hera e tretë që Prokuroria kërkon shtyrjen e hetimeve për Llallën.

Theksojmë se hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur në mars të vitit 2018 për mos deklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre.

Më 9 gusht 2018 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Llalla është nën hetim nga Krimet e Rënda për pastrim parash. Ai vetë ka hedhur poshtë të gjithë akuzat. Po kështu i është ndaluar edhe hyrja për në SHBA.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla hetimet për adriatik llallën krimet e renda adriatik llalla hetimet për adriatik llallën krimet e renda

Sondazh

Poll