Aktualitet

Tragjedi në Klos, vdesin tre persona të një familje. Policia: Autori vrau dhe veten

1 Tetor 2019, 13:21 Nga DOSJA
Tragjedi në Klos, vdesin tre persona të një familje. Policia:

KLOS- Policia e Klosit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Xibër. Sipas Policisë nga kjo ngjarje kanë ndekur tre persona. Më tej blutë e Klosit shtojnë se ka qenë shtetasi S.D., ai që ka vrarë me armë vëllanë e tij dhe më pas djalin e këtij të fundit.

Autori pas krimit ka vrarë veten dhe Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur tre viktima, që e kthejnë këtë ngjarje në tragjedi.

NJOFTIMI I PLOTË

Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor pas hetimeve paraprak në vendngjarje, ju sqaroj se S.D dhe K.D. jane vellezer dhe jo kusherinj te pare.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Klos. Dy vëllezërit u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie, pikërisht për një gardh. Pas këtij sherri humbën jetën Kujtim Dakuci dhe djali i tij, Flogert Dakuci. Pas krimit autori, Sali Dakuci vrau veten.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krimi me tre viktima ne klos policia klos tragjedi ne klos vrasje brenda familjes ne klos krimi me tre viktima ne klos policia klos tragjedi ne klos vrasje brenda familjes ne klos

Sondazh

Poll