Aktualitet

Tragjedi në Klos/ Babë e bir vriten nga vëllai pas sherrit për gardhin, autori vret veten (Foto+VD)

1 Tetor 2019, 12:33 Nga DOSJA
Tragjedi në Klos/ Babë e bir vriten nga vëllai pas sherrit

KLOS- Një krim i rëndë që i ka marrë jetën tre personave sot në fshatin Xibër në Klos. Një ngjarje që në fillim i raportua si një sherr mes dy vëllezërve do të përfundonte në tragjedi, pasi tre persona nga një familje humbën jetën.

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se autori është Sali Dakuci, i cili vrau me armë vëllanë, shtetasin Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit, shtetasin Flogert Dakuci. Pas ngjarjes Sali Dakuci mësohet të ketë vrarë dhe veten.

Policia ka mbërritur në vendngjarja disa minuta pas krimit të rëndë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur tre viktima.

Nga informacionet paraprake mësohet se tragjedia ka ndodhur pas një konflikti që kanë pasur kushërrinjtë me njëri-tjetrin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flogert dakuci krimi me tre viktima ne klos kujtim dakuci sali dakuci sherri per pronen tragjedi ne klos vrasje brenda familjes ne klos flogert dakuci krimi me tre viktima ne klos kujtim dakuci sali dakuci sherri per pronen tragjedi ne klos vrasje brenda familjes ne klos

Sondazh

Poll