Aktualitet

Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

1 Tetor 2019, 12:53 Nga DOSJA
Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

SHIJAK- Një tërmet 3.5 ballë është ndjerë sërish sot në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Mesdhetare Sizmike tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra 12 km në veriperëndim të Shijakut. Lëkundja është ndjerë në orën 14:22 me orën lokale.

Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë më 21 shtator, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren. BE solli ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania termet i forte ne shqiperi termet ne shijak earthquake albania termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll