Aktualitet

Për një gardh, zbulohet shkaku banal që u mori jetën tre familjarëve në Klos

1 Tetor 2019, 15:12 Nga DOSJA
Për një gardh, zbulohet shkaku banal që u mori jetën tre

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i trefishtë në fshatin Xibër të Klosit. Sipas informacineve të deritanishme mësohet se shkak për sherri mës dy vëllezërve ka qenë një gardh.

Ende nuk janë qartësuar rrethanat e ngjarjes, por mësohet se Sali Dakuci ka qëlluar me breshëri vëllain e tij duke e lënë të vdekur në vend dhe të mbuluar me gjak.

Pas kësaj ngjarje, djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.

Ndërkohë, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë. Më pas në kushte të rënda psikike, autori i kësaj ngjarje ka vrarë veten.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Klos. Dy vëllezërit u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie, pikërisht për një gardh. Pas këtij sherri humbën jetën Kujtim Dakuci dhe djali i tij, Flogert Dakuci. Pas krimit autori, Sali Dakuci vrau veten.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flogert dakuci krimi me tre viktima ne klos kujtim dakuci sali dakuci tragjedi ne klos flogert dakuci krimi me tre viktima ne klos kujtim dakuci sali dakuci tragjedi ne klos

Sondazh

Poll