Aktualitet

Krimi i trefishtë në familje/ Autori u fsheh në një arë me misër, prej 6 vitesh nuk fliste me të vëllanë

1 Tetor 2019, 15:31 Nga DOSJA
Krimi i trefishtë në familje/ Autori u fsheh në një arë

KLOS- Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Xibër, ku një sherr mes dy vëllezërve përfundoi në tragjedi, pasi tre persona nga një familje humbën jetën.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas krimit, autori u fsheh në një arë me misër. Me të mësuar lajmin për vdekjen e vëllait dhe nipit, autori ka vrarë edhe veten pak minuta pas krimit që kreu.

Mësohet se dy vëllezërit kishin 6 vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin, ku mollë sherri mes tyre ishte bërë një gardh.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Klos. Dy vëllezërit u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie, pikërisht për një gardh. Pas këtij sherri humbën jetën Kujtim Dakuci dhe djali i tij, Flogert Dakuci. Pas krimit autori, Sali Dakuci vrau veten.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sali dakuci sherri per pronen tragjedi ne klos vrasja brenda familjes ne klos sali dakuci sherri per pronen tragjedi ne klos vrasja brenda familjes ne klos

Sondazh

Poll