Aktualitet

Akuzohet për abuzime me pronat, arrestohet drejtori i Kadastrës së Durrësit

1 Tetor 2019, 14:57 Nga DOSJA
Akuzohet për abuzime me pronat, arrestohet drejtori i Kadastrës

DURRËS- Drejtori i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, është arrestuar nga Policia. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ai ka qenë në zyrën e tij kur Policia kanë shkuar për ta arrestuar. Ai tashmë do të merret në pyetje pasi është i dyshuar për për abuzime me regjistrimin e pronave, ndërkohë Gjykata ka vendosur një masë arresti kundër tij. 

Pak ditë më parë është shoqëruar dhe lënë e lirë edhe nëndrejtoresha e këtij institucioni. Në kuadër të të njëjtit hetim, Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim edhe ish-drejtorin e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi.

Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore.

Kohët e fundit Kadastra në Durrë, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drjetori i shkakruar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprcedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur gjuzi kadastra durres liridon pula flamur gjuzi kadastra durres liridon pula

Sondazh

Poll