Politike

2 javë para '14 Majit'/ Meta: Jemi uragani i ndryshimit! Ne kemi kandidatët më të mirë, fitore historike e 'Bashkë Fitojmë'

Meta deklaron se kanë mbetur vetëm 2 javë për t'u ndarë nga korrupsioni absolut i pushtetit vendor tërësisht monist dhe arrogant.

1 Maj 2023, 10:26 Nga A.B
2 javë para '14 Majit'/ Meta: Jemi uragani i ndryshimit! Ne kemi
Ilir Meta

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e '14 Majit', kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka ndarë një mesazh me shqiptarët. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Facebook, Meta thotë se kanë mbetur vetëm 2 javë për t'u ndarë nga korrupsioni absolut i pushtetit vendor tërësisht monist dhe arrogant.

POSTIMI i plotë:

Edhe dy javë për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë nga korrupsioni absolut i pushtetit vendor tërësisht monist dhe arrogant.

Të vrapojmë çdo sekondë për një Fitore historike të koalicionit "Bashkë Fitojmë". Ne kemi kandidatët më të mirë që do t'ua kthejnë bashkitë qytetarëve anembanë vendit. Pakica uzurpatore, e pashpresë përpara Uraganit të Ndryshimit!

ilir meta

Sondazh

Poll