Politike

Berisha: Benard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë. Ata që menduan se mund të të mposhtin, morën turpin e historisë

Berisha përsëriti akuzat ndaj socialistëve në lidhje me këtë ngjarje.

30 Prill 2023, 19:40 Nga F.M
Berisha: Benard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë. Ata
Sali Berisha

SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha ka inkurajuar Benaard Ndrecën, i cili i shpëtoi një atentati pak javë më parë. I pranishëm në Vaun Dejës, Berisha përsëriti akuzat ndaj socialistëve në lidhje me këtë ngjarje dhe tha se ai sulm është i barabartë me një atentat ndaj mbarë popullit opozitar.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

I dashur Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë. Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë me 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë. Në emër të demokratëve shqiptarë të përcjell nderimin tim më të madh, përshëndetjen time, nderimin dhe mirënjohjen sepse ata që menduan se do të mund të asgjësonin, fizikisht, pse mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë, kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki.

sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll