Aktualitet

U sekuestrua mbi 1 ton drogë, policia greke për skafistët shqiptarë: U nisën nga Vlora, ishin të fortë

1 Tetor 2019, 11:58 Nga DOSJA
U sekuestrua mbi 1 ton drogë, policia greke për skafistët

TIRANË– Policia Greke ka dhënë një deklaratë për meidat në lidhje me skafistët shqiptarë që u arrestuan në gomonet me drogë, pas një përleshjeje me armë në ujërat grekë.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë greke, sqaruan se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të marihuanës nga Shqipëria në Turqi.

Policia e shtetit fqinj thekson se pikënisja e dy gomoneve është qyteti i Vlorës. Sipas tyre, gomonet u nisën me drogë nga Vlora më datë 24 shtator.

Komunikata e policisë greke

Behet fjale per shkaterrimin e nje rrjeti kriminale te trafikut te marijuanes dhe heroines nga Shqiperia ne Turqi. Ne dt.25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42 vjec.

Ne dt.29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35 vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.

U arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motore te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle. Ne dt.30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane. 3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise “Arrest ne burg”.

Policia greke  zhvilloi një ditë më parë një megaoperacion me agjentë të specializuar për të tilla operacione, përfshirë edhe qentë anti-drogë teksa sekuestroi 1 ton kanabis. Droga ishte e fshehur në një shpellë në ishullin Piperi.

Në pranga ranë 4 skafist shqiptarë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion ne ujerat greke policia greke shkembim zjarri ne ujerat greke operacion ne ujerat greke policia greke shkembim zjarri ne ujerat greke

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2019, 09:22

LUSHNJE– Dosja.al ka siguruar foto të Besmir Hidës, vetëm pak sekonda pasi 35-vjeçari mbeti i vrarë me kallashnikov. Në fotot e mëposhtme, tregtari i mak...