Aktualitet

Saga e vrasjeve/ Ekzekutohet daja i Zamir Latifit në Lushnje, tregtari po pinte kafe (VIDEO-DETAJE)

1 Tetor 2019, 06:27 Nga DOSJA
Saga e vrasjeve/ Ekzekutohet daja i Zamir Latifit në Lushnje, tregtari po

LUSHNJE– Dy vite pas vrasjes së Zamir Latifit, i njohuri si anëtar i bandës së Aldo Bares, ekzekutohet në mes të qytetit të Lushnjes, daja i tij, Besmir Hida. Hida, një tregtar makinash në Lushnjë u vra këtë mëngjes rreth orës 08:00, në një lokal në lagjen ‘Skënder Libohova’. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona të maskuar, janë futur brenda në lokal dhe e kanë qëlluar 35-vjeçarin me kallashnikov nga një distancë e afërt në katin e dytë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë është parë nga persona të shumtë që ndodheshin në të njëjtin lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.  Menjëherë pas krimit autorët janë larguar me një automjet , që është gjetur i djegur jashtë qytetit të Lushnjes. E njëjta makinë, bëjnë me dije burime për Dosja.al iu vodh çiftit tek Casa Italia, një javë më parë.

Pista e parë që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi Hida është daja i Zamir Latifit, anëtarit të bandës së Aldo Bares. Gazetari Artan Hoxha, hodhi i pari dyshimet se ekzekutimi është kryer nga grupi që vrau nipin e Hidës. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë dy të dyshuarit e parë edhe për vrasjen e Hidës.

Besmir Hida prej vitesh kishte një pikë grumbullimi makinash të vjetra, ku ushtronte aktivitetin e tij. Gjithashtu Dosja.al ka mësuar se ndaj 35-vjeçarit është zhvilluar edhe një tjetër atentat pak kohë më parë.  Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur në makinën e tregtarit, të llojit “Volvo”, 200 gramë tritol. Nga kjo ngjarje nuk pati viktima por vetëm dëme të mëdha materiale, pasi shpërthimi i lëndës plasëse theu edhe xhamat e bizneseve përreth. Edhe në atë kohë, dyshimet ranë mbi konkurrencën në biznes duke përjashtuar mundësinë e një atentati.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje zamir latifi ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje zamir latifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2019, 09:22

LUSHNJE– Dosja.al ka siguruar foto të Besmir Hidës, vetëm pak sekonda pasi 35-vjeçari mbeti i vrarë me kallashnikov. Në fotot e mëposhtme, tregtari i mak...