Sport

VIDEO / Ikonat e futbollit shqiptar mblidhen në Shkodër, Agustin Kola i papërmbajtshëm edhe në kërcim…

Me rastin e ditëlindjes së 60-të të Hysen Zmijanit zhvillohet aktiviteti me shumë figura të futbollit të viteve ’80.

29 Prill 2023, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO / Ikonat e futbollit shqiptar mblidhen në Shkodër, Agustin Kola

SHKODER - Ditën e premte ikona e futbollit Shkodran Hysen Zmijani festoi 60-vjetorin e lindjes. Një ditë feste në Shkodër për ambientin sportiv i cili ka patur disa aktivitete në këtë ditë, mes nderimit të kësaj figure nga Bashkia Shkodër dhe një ndeshjeje triangolare Vllaznia-Tirana-Flamurtarti me brezat e viteve ’80 për trofeun që mbante emrin e Hysen Zmijanit.

Një ditë e mbushur me nostalgji që ka kulmuar me mbërmjen festive ku siç shihet në video, si rrallë herë duket presidenti aktual i klubit Vllaznia Alban Xhaferri në një këcim me ikonën bardheblu Agustin Kola që me sa duket është i papërmbajtshëm edhe në rrethin e kërcimi, jo vetëm në fushë. Rreth tij shumë emra të tjerë të njohur të futbollit tone si Sokol Kushta, Eqerem Memushi, Ilir Lame apo Armando Cungu.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll