Sport

RISIA! Gjyqtarja Yoshimi Yamashita bën histori në ligën e meshkujve në Japoni...

Bashkë me dy ndihmëset e saj, drejtoi një ndeshje të Premier League për meshkuj në ligën e futbollit të Japonisë

29 Prill 2023, 11:00 Nga DOSJA
RISIA! Gjyqtarja Yoshimi Yamashita bën histori në ligën e

JAPONI - Gjyqtarja japoneze Yoshimi Yamashita ka bërë histori, duke udhëhequr treshen e parë të gjyqtareve tërësisht femra në një ndeshje të Premier League për meshkuj në ligën japoneze të futbollit.

Yamashita drejtoi kampionët në fuqi të ligës, Yokohama F. Marinos kundër Nagoya Grampus, e shoqëruar nga asistentet Makoto Bozono dhe Naomi Teshirogi.

Arbitrja japoneze u bë gruaja e pare, që drejtoi një ndeshje të J-League Premier League shtatorin e kaluar dhe ishte një nga tre femrat në listën me 36 gjyqtarë për Kupën e Botës për meshkuj.

Ajo nuk drejtoi ndonjë ndeshje në Katar, por ishte gjyqtarja e katërt për gjashtë ndeshje në raundin e parë të Kupës së Botës 2022.

Yamashita, Bozono dhe Teshirogi, tashmë kanë rinovuar karrierën e tyre vitin e kaluar duke arbitruar një ndeshje për meshkuj në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Treshja do të jenë si gjyqtare dhe ndihmës gjyqtare për Kupën e Botës për femra të kësaj vere në Australi dhe Zelandën e Re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll