Sport

“Stade de France” rrethohet me rrjeta metalike, shefi i policisë justifikohet...

I ftuari i mëngjesit të BFMTV, shefi i policisë, Laurent Nuñez, shpjegoi se përdorimi i rrjetave metalike nuk ishte i rrezikshëm në rast të lëvizjes së turmës.

29 Prill 2023, 10:28 Nga DOSJA

“Stade de France” rrethohet me rrjeta metalike, shefi i

FRANCE - I ftuar i BFMTV-së, këtë të shtunë, shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez, donte të ishte qetësues në lidhje me përdorimin e rrjetave metalike në Stade de France, për finalen e Kupës së Francës midis Nantes dhe Toulouse të shtunën (21:00). 

“Gardhet e ngritura, së pari parandalojnë pushtimin e fushës,- shpjegoi ai. - Por ka pajisje sigurie, të cilat, në rast të lëvizjes së turmës, bëjnë që ato të ulen. FFF dhe konsorciumi “Stade de France” na e kanë garantuar atë… Që nga incidentet e rënda, veçanërisht nga ngjarjet në Heysel, barrierat kanë evoluar teknikisht. Një referencë për tragjedinë që ndodhi në Bruksel në 1985, me rastin e finales së Champions League, ku lëvizjet e turmave kishin çuar në vdekjen e 39 personave.

Shefi i policisë së Parisit njoftoi se tubimi i sindikatës pranë stadiumit është ndaluar, teksa arsyetoi se shikuesit në “Stade de France” do të lejohen të vijnë me pankarta:  “Njoftohet se nuk do të ndalojmë njerëzit të hyjnë në “Stade de France” me pankarta. Nuk ka asnjë cenim të lirisë së shprehjes”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll