Sport

Cristiano Ronaldo gjen golin dhe hap rrugën e fitores së Al Nassr për të vazhduar ëndrrën

Cristiano Ronaldo zhbllokon ndeshjen në fitoren 4-0 të Al-Nassr për t'iu afruar kryesuesve

29 Prill 2023, 07:00 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo gjen golin dhe hap rrugën e fitores së Al Nassr

ARABIA SAUDITE - Ekipi saudit fitoi me autoritet (4-0) ndaj Al-Raed-it dhe shton sërish tre pikë larg nga udhëheqja e liderit të paepur Al-Ittihad, i cili 59 pikë dhe një ndeshje më pak se skuadra e portugezit.

Efekti CR7 nuk është ashtu siç pritej te një Al Nassr që ka lënë dhjetë pikë (nga 36) që nga prezantimi luksoz i portugezit. Tetë fitore, dy barazime dhe dy humbje, janë bagazhi i verdhezinjve, në të cilën humbën edhe në gjysmëfinalen e Superkupës, pikërisht ndaj Al-Ittihad, edhe në Kupën e Mbretit, ndaj një skuadre më të vogël si Al Wheda (është e 13-ta në ligë).

Në nivel individual, as të dhënat për Cristiano Ronaldon nuk po bëjnë diferencën që pritej. Është e vërtetë që ai ka shënuar 12 gola në 12 ndeshje të ligës, por nuk ka arritur të shohë gol në 9 nga 15 ndeshjet që ka luajtur në tokën saudite.

Cristiano Ronaldo gjen golin dhe hap rrugën e fitores së Al Nassr

Me goditjen e mirë me kokë këtë të premte, me të cilën hapi fitoren për skuadrën e tij, ai ndërpreu serinë prej tre ndeshjesh pa gol, ndonëse nuk u pa veçanërisht i emocionuar nga fitorja dhe nuk shkoi të festonte tre golat e tjerë të ndeshjes me shokët e tij të skuadrës.

Autorët e golave ishin: Cristiano Ronaldo (4’), Ghareeb (55’), Maran (90’) dhe Al Sulaiheem (90’+4).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll