Sport

Befasi në Bundesligë! Dortmundi ndalet nga Bochum, Bayern mund të kthehet në krye

Verdhezinjtë e Borussia Dortmundit i ndalon Riemann dhe pasaktësia e tyre. Përfundon 1-1 në “Vonovia Ruhrstadion”, me golat e Losilla dhe Adeyemi.

29 Prill 2023, 07:15 Nga DOSJA
Befasi në Bundesligë! Dortmundi ndalet nga Bochum, Bayern mund të

GJERMANI - Dita e 30-të e Bundesligës hapet me performancën e pa pëlqyeshme të  Borussia Dortmundit, e cila gabon me Bochumin dhe vë në rrezik vendin e pare. Duke mposhtur Herthan të dielën (15:30), Bayern do të kalonte sërish në krye të renditjes. 

Në “Vonovia Ruhrstadion” gjithçka ndodhi në minutat e para: Losilla shënoi avantazhin në minutën e 5-të, Adeyemi barazoi për verdhezinjtë në minutën e 7-të. Në pjesën e dytë, BVB u përplas me portierin Riemann dhe pasaktësinë e tij, duke protestuar në finale për një penallti të pa dhënë. 

Dita e 30-të e Bundesligës hapet me një barazim të papritur nga Borussia Dortmund, i ndalur 1-1 nga Bochum. Nisja me një ritëm shumë të lartë në “Vonovia Ruhrstadion”, në atë që quhet Revierderby i vogël. 

Kalojnë pesë minuta dhe vjen goli i vendasve, i firmosur nga kapiteni Losilla me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës. Borussia Dortmund u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar në minutën e 7-të: goditje nga Malen, prekje nga Haller dhe në shtyllën e largët mbërrin Adeyemi, i cili shënon nga dy hapa. 

Ritmet bien pas një çerek ore, por mundësitë nuk mungojnë. Paradoksalisht, megjithatë, më të mirët janë për Bochum: skuadraat shkojmë në pushim 1-1, rezultat që reziston në pjesën e dytë.

Borussia, e sheh golin e fitores së Hummels, të anulohet për pozicion jashtë loje në minutën e 90-të. Protestat e mysafirëve më pas për një dorë të Mašović ishin të kota, loja rifilloi dhe Bellingham humb mundësinë për ta çuar në 2-1 rezultatin në minutën e 98-të për Dortmundin. 

Kështu përfundon 1-1, me Borussia Dortmundin që rrezikon lidershipin e saj në Bundesligë: verdhezinjtë janë të parët me 62 pikë, por rrezikojnë të kalojnë Bayernin (60), të angazhuar ndaj Herthës. Deri të dielën, Dortmundi do të vazhdojë të kryesojë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll