Sport

E RRALLE! Dy shpërthimet e vullkanit në Meksikë, shtyjnë përkohësisht ndeshjen…

Ndeshja e Liga MX mes Puebla FC dhe Club Tijuana është shtyrë për shkak të aktivitetit të vullkanit Popocatepetl.

29 Prill 2023, 07:30 Nga DOSJA
E RRALLE! Dy shpërthimet e vullkanit në Meksikë, shtyjnë

MEKSIKE - Për një arsye mjaft të rrallë është shtyrë takimi mes Puebla FC dhe Club Tijuana.  Vullkani Popocatepetl, i vendosur në shtetin Puebla të Meksikës, prej një jave po përjeton një aktivitet intensiv. 

Dy shpërthime ndodhën atje javën e kaluar dhe reshjet e hirit u regjistruan rreth vullkanit të enjten. Dy skuadrat, përkatësisht e 14-ta dhe e 15-ta në kampionat, do ta luajnë ndeshjen e tyre të shtunën ose të dielën, në orën 17:00 lokale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll