Sport

São Paulo largon sulmuesin që kërcënoi se do të vriste të dashurën e tij…

Pedrinho ka reaguar tashmë në rrjetet sociale dhe e ka cilësuar situatën “të padrejtë”.

29 Prill 2023, 11:26 Nga DOSJA

São Paulo largon sulmuesin që kërcënoi se do të

BRAZIL - São Paulo njoftoi ndërprerjen e kontratës me Pedrinhon, një sulmues i huazuar nga rusët e Lokomotiv Moskës, i cili është përfshirë në një proces gjyqësor për dhunë në familje, pasi kishte kërcënuar me vdekje të dashurën e tij.

"São Paulo Futebol Clube informon zgjidhjen e kontratës me sulmuesin Pedrinho. Masa është marrë nga klubi, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe të detajuar të kryer nga departamenti Ligjor dhe i Përputhshmërisë, në dritën e fakteve të njohura në lidhje me rastin që përfshin lojtarin",- njoftoi São Paulo, në një deklaratë.

São Paulo largon sulmuesin që kërcënoi se do të

Sulmuesi, i cili kishte një kontratë me klubin nga São Paulo deri në vitin 2023, më vonë shkroi në rrjetet sociale për të thënë se ndihej i padrejtë: “Për shkak të ndërprerjes së padrejtë të kontratës, të shpallur nga São Paulo Futebol Clube, unë deklaroj se vendimi është i pakuptueshëm në funksion të realitetit të fakteve”,- shpjegon lojtari.

Asnjëherë nuk kam dështuar në përmbushjen e obligimeve të mia dhe gjithmonë e kam ushtruar kontratën me profesionalizëm dhe performancë të lartë, duke pritur momentin për t'u thirrur”, ka shtuar ai.

Shtypi brazilian zbuloi në polici dëshminë e Amandës, të dashurës së lojtarit, ku tha se Pedrinho “shpërtheu” pa asnjë arsye, duke e sulmuar me “shkëputje flokësh dhe grushta”. 
Në ditën kur gruaja bëri një ankesë, në shkurt, Pedrinho dyshohet se e kërcënoi me vdekje, duke e quajtur edhe prostitutë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll