Bota

Putin shkarkon nga detyra ‘Kasapin e Mariupolit’, përgjegjës për 20 mijë të vdekur

Shkarkimi i kolonelit 60-vjeçar vjen vetëm shtatë muaj pasi Putin e emëroi në krye të operacioneve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

28 Prill 2023, 13:39 Nga f.i
Putin shkarkon nga detyra ‘Kasapin e Mariupolit’,
Mikhail Mizinchev dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes,Mikhail Mizinçe i njohur edhe si “ Kasapi i Mariupolit ”. Mediat e huaja shkruajnë shkarkimi i kolonelit 60-vjeçar u bë i ditur nga një gazetar i televizionit shtetëror rus, duke nënvizuar se i fuqishmi i Kremlinit e largoi atë vetëm shtatë muaj pasi e emëroi në krye të operacioneve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Në shtator 2022, Mizinchev u emërua nga Putin si zëvendësministër i Mbrojtjes nën Sergei Shoigu. Ai koordinoi rrethimin brutal në portin e Mariupolit dhe urdhëroi bombardimin e një teatri që strehonte qindra familje, duke rezultuar në humbjen e të paktën 300 personave.

Mizinchev iu bind urdhrave të Kremlinit dhe udhëhoqi rrethimin barbar dhe të pamëshirshëm të qytetit port të Mariupolit, i cili në total ka shkaktuar më shumë se 20,000 civilë të vdekur.

vladimir putin

Sondazh

Poll