Bota

Akuzat për përdhunim ndaj Trump/ Avokati: Pse nuk e raportove në atë kohë? Jean Carroll: Isha në panik...

Avokati Joe Tacopina e pyeti vazhdimisht se pse Carroll nuk bërtiti gjatë sulmit të supozuar prej rreth 3 minutash në dhomën e zhveshjes. Gazetarja ka rrëfyer se ishte shumë në panik për të bërtitur dhe sipas saj është shumë qesharak fakti që duhet të bërtasësh me patjetër gjatë një abuzimi.

28 Prill 2023, 11:17 Nga f.i
Akuzat për përdhunim ndaj Trump/ Avokati: Pse nuk e raportove në
Donald Trump dhe E. Jean Caroll

SHBA- Gazetarja amerikane Jean Carroll me një dëshmi në gjykatën e Manhatan të enjten pretendon se është abuzuar seksualisht nga ish-presidenti Donald Trump, ndërsa e cilëson atë si një mashtrues. CNN raporton se Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996.

Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj. Avokatët e ish-presidentit janë fokusuar në atë se pse Carroll nuk e raportoi publikisht përdhunimin e supozuar në atë kohë, por pikërisht tani që mbi Trump rëndojnë 54 akuza.

Madje avokati Joe Tacopina e pyeti vazhdimisht se pse Carroll nuk bërtiti gjatë sulmit të supozuar prej rreth 3 minutash në dhomën e zhveshjes. Gazetarja ka rrëfyer se ishte shumë në panik për të bërtitur dhe sipas saj është shumë qesharak fakti që duhet të bërtasësh me patjetër gjatë një abuzimi.

"Isha shumë në panik për të bërtitur. Nuk mund të thoni që nuk jam abuzuar se nuk bërtita. Pikërisht kjo është një nga arsyet që gratë nuk dalin publikisht për të raportuar një përdhunim, sepse i pyesin pse nuk bërtisni. Disa gra bërtasin, disa gra jo, i bën gratë të heshtin. Po ju them, bërtisja apo jo ai më përdhunoi,"-dëshmoi Carroll.

Ish-presidenti Donald Trump ka thënë se nuk ka qenë në dyqan me Carroll dhe se nuk kishte dijeni se kush ajo, deri në momentin kur e bëri këtë histori publike për herë të parë. Gjyqi për akuzën e përdhunimit ndaj Trum, ka filluar të mërkurën me padinë e gazetares Jean Carroll dhe po vazhdon në seancat e tjera ku avokatët e Trump kanë mundësinë për t’i drejtuar asaj pyetje. Kujtojmë se ndaj ish-presidentit amerikan rëndojnë 54 akuza, ku më e njohura është ajo e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels.

e. jean caroll donald trump

Sondazh

Poll