Bota

FOTOT/ Banesa të kthyera në rrënoja, ja çfarë ka mbetur nga sulmi me raketa ruse në Ukrainë

Ajo çfarë ka ngelur nga sulmet janë rrënoja të banesave dhe autoritetet të cilët vazhdojnë këkojnë për viktima të bllokuara.

28 Prill 2023, 12:56 Nga f.i
FOTOT/ Banesa të kthyera në rrënoja, ja çfarë ka
sulmi në Ukrainë

UKRAINË- Pamjet e fundit nga qytetet Uman dhe Dnipro të Ukrainës, pas sulmeve ruse me raketa gjatë natës, ku 16 persona kanë humbur jetën, janë siguruar nga The guardian. Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon edhe pse kanë kaluar shumë orë pasi raketat ruse goditën në orët e para të mëngjesit.

Ajo çfarë ka ngelur nga sulmet janë rrënoja të banesave dhe autoritetet të cilët vazhdojnë këkojnë për viktima të bllokuara. Ekipet e shpëtimit po përdorin vinça për të kërkuar për të mbijetuar mes mbetjeve të bllokut shumëkatësh të banesave në qytetin qendror me 80,000 banorë.

Në qytetin e Umanit u vranë të paktën 14 persona, duke përfshirë dy fëmijë, ndërsa shumë të tjerë mbeten të bllokuar në rrënoja. Viktima ka edhe në Dnipro, ku kanë humbur jetën një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll