Bota

Përplasjet në Sudan/ Armëpushimi zgjatet, por sulmet vazhdojnë

Zgjatja, për 72 orë të tjera, pason përpjekjet intensive diplomatike nga vendet fqinje, si dhe SHBA, MB dhe OKB.

28 Prill 2023, 12:45 Nga I.A
Përplasjet në Sudan/ Armëpushimi zgjatet, por sulmet
Sudan

SUDAN- Fraksionet rivale të ushtrisë sudane kanë rënë dakord të rinovojnë një armëpushim tre-ditor, pak para se të skadonte.
Zgjatja, për 72 orë të tjera, pason përpjekjet intensive diplomatike nga vendet fqinje, si dhe SHBA, MB dhe OKB. Por ka raporte të vazhdueshme për luftime të ashpra në kryeqytetin Khartoum.

Armëpushimi i mëparshëm lejoi mijëra njerëz të përpiqeshin të iknin drejt sigurisë, ndërsa dhjetëra vende janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre. Pothuajse dy javë luftime midis ushtrisë dhe një grupi rival paraushtarak kanë lënë qindra të vdekur. Armëpushimi pritej të përfundonte në mesnatën me orën lokale (22:00 GMT të enjten).

Herët në mbrëmjen e së enjtes, ushtria e rregullt sudaneze ra dakord për një zgjatje, dhe rivali i saj, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) ndoqën shembullin disa orë më vonë. Sudani i Jugut ka ofruar të presë bisedimet e paqes dhe ushtria ka rënë dakord të dërgojë përfaqësues në bisedime.

Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre më vonë tha se situata mund të përkeqësohet në çdo moment. Ndërkohë, RSF dhe dëshmitarët okularë thanë se ushtria kishte goditur pozicionet e saj në Khartoum. Ministrja e Jashtme në ish-qeverinë civile, Maryam al-Sadiq al-Mahdi, i tha BBC-së nga shtëpia e saj në Khartoum se pavarësisht armëpushimit, civilët po jetonin ende në frikë.

perplasje ne sudan

Sondazh

Poll