Bota

Papa Françesku nis vizitën tre-ditore në Hungari, fokusi lufta në Ukrainë

Vizita e Papës në Hungari është një miratim i politikës pro-paqes të qeverisë në Ukrainë.

28 Prill 2023, 11:48 Nga f.i
Papa Françesku nis vizitën tre-ditore në Hungari, fokusi lufta
Papa Françesku

HUNGARI- Papa Françesku ka nisur mbërritur sot në Hungari. CNN raporton se vizita tre-ditore e Papës do të dominohet nga lufta në Ukrainë. Papa u mirëprit në Pallatin presidencial nga presidentja Katalin Novak dhe gjatë vizitës së tij pritet të takohet me kryeministrin nacionalist hungarez, Viktor Orban, me të cilin shpesh ka mendime të ndryshme.

Orban ka refuzuar që t’i dërgojë armë Kievit dhe ka dënuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës. Këto qëndrime kanë ndërlikuar raportet e Hungarisë me Ukrainën dhe kanë përkeqësuar raportet me partnerët në Bashkimin Evropian.

Megjithatë kryeministri ka thënë se Hungaria dhe Vatikani janë dy shtetet e vetme europiane që mund të cilësohen si “pro paqes” në lidhje me Ukrainën. Të dy vendet kanë bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata për t’i dhënë fund luftës, dhe Papa Françesku i ka kërkuar Ukrainës që të jetë e hapur për dialog me Rusinë “agresore”.

Kjo është vizita e parë e Papës jashtë vendit që kur u shtrua në spital për bronkit në mars. Vizita e Papës në Hungari është një miratim i politikës pro-paqes të qeverisë në Ukrainë.

lufta ne ukraine papa françesku ne hungari

Sondazh

Poll