Bota

Kërcënohet me armë avokatja në Korçë, autori i futet brenda zyrës, Policia nis hetimet

Autori, i pajisur me armë sportive që sipas policisë ishte pistoletë pneumatike, mbajti peng avokaten dhe e kërcënoi. 

28 Prill 2023, 13:31 Nga A.B
Kërcënohet me armë avokatja në Korçë, autori i
Policia

KORÇË- Kërcënohet me armë avokatja në Korçë. Forcat blu bëjnë të ditur se personi me inicialet N.Ç, u fut brenda zyrës së avokates së tij, e cila e ka përfaqësuar më parë në disa procese gjyqësore për çështje pronëse. Ky person, i pajisur me armë sportive që sipas policisë ishte pistoletë pneumatike, mbajti peng avokaten dhe e kërcënoi. 

Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për autorin. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.

kercenohet avokatja ne korce korce

Sondazh

Poll