Bota

E rëndë në Kosovë/ Konflikti për çështje pronësie, nipi vret xhaxhanë në Malishevë

Mediat në Kosovë raportojnë se nipi ka vrarë xhaxhain e tij dhe se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone.

28 Prill 2023, 12:09 Nga I.A
E rëndë në Kosovë/ Konflikti për çështje
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një ngjarje të rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë të Kosovës. Mediat në Kosovë raportojnë se nipi ka vrarë xhaxhain e tij dhe se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone. Autori i dyshuar është arrestuar dhe po merret në pyetje, ndërkohë që viktima është drguar në morgun e qytetit.  

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes.

vrasje ne malisheve

Sondazh

Poll