Bota

Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB, shefja e UNMIK: Duhet të merrem hapa për të reduktuar mosmarrëveshjet

Ajo theksoi se pa një përkushtim të shtuar për rinovimin e negociatave, dështimet e besimit mund të përkeqësohen brenda Kosovës, me pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin rajonal.

28 Prill 2023, 13:39 Nga I.A
Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen
Caroline Ziadeh

SHBA- Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë afër skajit për konfrontim fizik.

"Këto janë tendencat që liderët përgjegjës tani duhet të punojnë për t'i ndryshuar”, tha Ziadeh. 

Ajo theksoi se pa një përkushtim të shtuar për rinovimin e negociatave, dështimet e besimit mund të përkeqësohen brenda Kosovës, me pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin rajonal. Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga 101 vende, duke përfshirë shumicën e atyre në NATO dhe BE, por jo Beogradi.

Në të njëjtin takim, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i tha këshillit: Dua të them qartë këtu në selinë e OKB-së se Serbia nuk mund dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe as nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Tensionet filluan të rriten pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga shumica serbe lokale. Serbia akuzon Prishtinën për dhunë, ndërsa qeveria e Kosovës thotë se Beogradi po nxit protesta mes serbëve etnikë. Megjithatë, zgjedhjet e prillit u zhvilluan në mënyrë paqësore.

Ziadeh tha se të dyja palët duhet të tregojnë guxim në të ardhmen. 

“Udhëheqësit duhet të ndërmarrin hapa të përgjegjshëm për të reduktuar gjasat e mosmarrëveshjeve të mëtejshme për çështjet që kanë degraduar besimin e publikut gjatë muajve të fundit. Këto përfshijnë çështje që përshpejtuan tërheqjen masive të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor dhe ato që vazhduan të polarizojnë opinionin publik gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar," i tha ajo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

caroline ziadeh kosova dhe serbia perplasen ne okb

Sondazh

Poll