Aktualitet

'Skiftera' nate në Itali, arrestohen dy shqiptarët për vjedhje

Ata të dy dhe një nga bashkëpunëtorët e tyre, u kapën në befasi nga një fqinj kur po dilnin nga një banesë.

28 Prill 2023, 11:58 Nga I.A
'Skiftera' nate në Itali, arrestohen dy shqiptarët për
Karabinieret

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje. Udinetoday shkruan se dy shqiptarët e arrestuar janë 26 dhe 28 vjeç. Në momentin që kanë rënë në pranga ata mbanin ende bizhuteri dhe xhevahire që sapo i kishin vjedhur.

Ata të dy dhe një nga bashkëpunëtorët e tyre, u kapën në befasi nga një fqinj kur po dilnin nga një banesë. Duke parë veten të zbuluar, ata ia mbathën më këmbë, por u bllokuan nga policia, e thirrur në telefon nga dëshmitari, ndërsa ishin fshehur në bimësinë e arave aty pranë. Të arrestuarit u lanë në paraburgimin e Udines në dispozicion të organeve të drejtësisë.

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll