Aktualitet

Kapen në 'shtëpi bari', dënohen me 1 vit burg dy shqiptarët

Kishte 73 bimë kanabisi dhe një strukturë të sofistikuar, duke përfshirë dritat, transformatorët, telat dhe disa thasë me dhe dhe pleh.

28 Prill 2023, 11:35 Nga I.A
 

Kapen në 'shtëpi bari', dënohen me 1 vit burg dy

ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën në një 'shtëpi bari'. Në pranga kanë rënë 26-vjeçari A.B dhe 28-vjeçari D.Xh. Në banesë u gjet lëndë narkotike me vlerë mbi 100,000 £. Policia ka zbuluar brenda dy shqiptarët. Kishte 73 bimë kanabisi dhe një strukturë të sofistikuar, duke përfshirë dritat, transformatorët, telat dhe disa thasë me dhe dhe pleh.

Dy shqiptarët u futën ilegalisht në Britani nëpërmjet kamionëve. Më pas janë përfshirë në trafikun e narkotikëve. Të dy të rinjtë pranuan se kujdeseshin për lëndën narkotike, pasi e panë si të vetmen mundësi për të siguruar jetesën. Burrat, të cilët ishin të dy në paraburgim në burgun e Nottinghamit, u burgosën secili për një vit.

astrit baja desar xhakolli shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll