Aktualitet

I dënuar me mbi dy vite burg, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, në vitin 2016 iu gjetën 55 kg kanabis (EMRI)

Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.

28 Prill 2023, 11:36 Nga F.M
I dënuar me mbi dy vite burg, arrestohet 37-vjeçari në
Foto Ilustruese

KAMZË- Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se 37-vjeçari është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.

Njoftimi i policisë Kamzë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Path", për kapjen e një shtetasi në kërkim. I kërkuari, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Path". Si rezultat i këtij operacioni, në Zall Herr, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vullnet qefalia

Sondazh

Poll