Aktualitet

Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy turq

Po hetohen për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

28 Prill 2023, 10:32 Nga F.M
Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy turq
Euro

TIRANË- 47 mijë e 450 euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se janë proceduar dy turq që kanë dashur të dalin me paratë nga Shqipëria. Të dy qytetarët nga Turqia, E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

Njoftimi nga Rinasi: Policia Kufitare godet 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 47 450 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 47 450 euro. Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

policia rinas

Sondazh

Poll