Aishe Haklaj shkon në SPAK, avokati: Pyetet për vrasjen e vëllezërve, ardhja e saj duhet të ishte e fshehtë
Aishe Haklaj TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kun...
Dosja.al ka mësuar se dyshohet se në të njëjtin vend ku u gjet motori "Yamaha X Max", është duke u kërkuar edhe pistoleta tip TT. Burime i thanë Dosja se arma e përdorur në vrasje mendohet se është në Lum.
SHKODER- Efektivët e repartit special RENEA janë shpërndarë tashmë në dy baza kërkimi. E para është në Shkodër atje ku besohet se ka qëndruar për gati dy muaj ekzekutori i Ardian Nikulajt, shtetasi portugez, Ruben Saraiva dhe buzë lumit Drin ku është duke u kërkuar arma e zjarrit. Dosja.al ka mësuar se dyshohet se në të njëjtin vend ku u gjet motori "Yamaha X Max", është duke u kërkuar edhe pistoleta tip TT. Burime i thanë Dosja se arma e përdorur në vrasje mendohet se është në Lum.
Kërkimet po bëhen nga reparti i polumbarëve të RENEA, por ende pa rezultat. Kërkimi i dytë për shtëpinë ku ka qëndruar portugezi është intesiov pasi mendohet se banesa në Shkodër është marrë me qira nga Edmond Haxhia dhe është përdorur nga portugezi dhe Haxhia. Kjo banesë nuk ka qenë në dijeni as të të dashurës së Haxhisë. Banesa është zbuluar nga gjetja e disa kuponave të një supermarketi.
Policia ka shkuar pranë supermarketit dhe ka hapur kamerat pikërisht në ditën kur janë printuar kuponat. Në pamje duken Edmond Haxhia dhe Ruben Saraiva duke blerë ushqime dhe duke u larguar në një rrugicë lagjeje në Shkodër. Por deri më tani, shtëpia nuk është gjetur.
Vrasja e Nikulajt u zbardh dy ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe./Dosja.al
Aishe Haklaj TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kun...
Foto nga operacioni KRUJË- Policia ka bërë kontroll masiv në Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Gjat&eum...
Ruben Saraiva dhe anglezi,anetare te grupit qe vrau Ardian Nikulajn SHKODER- Ruben Saraiva, 28 vjeç kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshati...
Zylfije Haklaj dhe Fatmir Haklaj TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tropojë. Zylfije Haklaj, motra e vëllezër...
Euro TIRANË- 47 mijë e 450 euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se janë proceduar dy turq q&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit, gjatë një jave ka vënë në pranga tre persona dhe janë proceduar tre t&e...
Foto ilustruese TIRANE- Një valë arrestimesh ka ndodhur nga blutë e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin ...
Thëllëzat e Fatmës FRANCË- Në faqet 115 – 119 të librit “La nouvelle Schéhérazade — Sheheraza...
Xhevair Bajrami TIRANE- Xhevair Bajrami është arrestuar për kultivim kanabisi. Përmes një operacioni me dronë 55-vjeça...
Osman Shaptafaj, Lindita Musai dhe Veton Musai AUSTRALI- Osman Shaptafaj, shqiptari i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin në banesë...