Aktualitet

Aksidentet rrugore, qytetarët nuk ndërgjegjësohen. Lëvizje pa leje drejtimi, policia merr masat

Një vajzë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, një 27-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe një 53-vjeçar për drejtim motomjeti pa leje drejtimi.

28 Prill 2023, 10:28 Nga m.s
Aksidentet rrugore, qytetarët nuk ndërgjegjësohen. Lëvizje
Foto ilustruese

TIRANE- Një valë arrestimesh ka ndodhur nga blutë e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e fundit zyrtar nga policia, njoftohet për pesë shtetas të moshës 22 deri në 53 vjeç, të cilët janë vënë në pranga. Një vajzë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, një 27-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe një 53-vjeçar për drejtim motomjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi nga policia Tiranë:
DVP Tiranë
Specialiatët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin K. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- E. C., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka përplasur dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale;
- S. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- Sh. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll