Aishe Haklaj shkon në SPAK, avokati: Pyetet për vrasjen e vëllezërve, ardhja e saj duhet të ishte e fshehtë
Mësohet se ka qenë SPAK që i ka dërguar fletëthirrje motrës së Haklajve për ta marrë në pyetje.
TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK). Dosja.al mëson se prej më shumë se një ore, Aishe Haklakj po merret në pyetje nga prokurorët. Mësohet se ka qenë SPAK që i ka dërguar fletëthirrje motrës së Haklajve për ta marrë në pyetje. Arsyeja e thirrjes nga organi i akuzës nuk dihet ende.
Avokati i Aishe Haklajt, Idajet Beqiri, i ftuar në Euronews Albania tha se marrja në pyetje ishte diçka që pritej duke qenë që nga momenti që SPAK mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së vëllezërve Haklaj. Ai shtoi se bëhet fjalë për një kallëzim penal të bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist e për akte terroriste. Sipas Beqirit, dalja e saj para SPAK do duhej të ishte e fshehtë.
“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që kemi bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist, për akte terroriste dhe vrasjen e vëllezërve. SPAK ka kohë që punon me këtë çështje, ka nisur hetimet, ka marrë provat për shqyrtim dhe ka marrë edhe 4 dosje që kanë qenë të pezulluara në Tropojë. SPAK e ka të domosdoshme të marrë edhe dëshminë e dëshmitarëve okular dhe njëra prej tyre është motra e Haklajve, Aishja e cila jeton prej kohësh në Suedi. Unë nuk e di nga e morën vesh mediat, se ardhja dhe ikja e saj duhet të ishte e fshehtë. Asnjë sekret nuk ka, por ajo ilegale ka ardhur ilegale do iki pasi ka ardhur në SPAK, ajo kishte kohë që pritej. Kemi kohë që bashkëpunojmë me SPAK për ardhjen e saj. Dëshmitë janë tepër të rëndësishme për këtë çështje të rëndësishme. Ajo është futur në SPAK që në orën 8 e 30 dhe pritet të rri edhe ca”,-tha avokati.
Familja Haklaj paralelisht ka vuajtur një sulm së fundmi, pasi është dhunuar varri i Fatmir Haklajt. Për këtë ngjarje, policia reagoi dhe deklaroi se kanë nisur hetimet.
Sondazh
Policia zbarkon në Krujë, kontrolle me dronë për drogë. Zbulohet sera me rreth 520 fidanë kanabisi
Foto nga operacioni KRUJË- Policia ka bërë kontroll masiv në Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Gjat&eum...
'Hasmi' strehoi për 2 muaj portugezin... Ruben Saraiva jetoi në shtëpinë e Haxhisë për 2 muaj, si vërdallisej në Kakarriq duke përshëndetur shqip
Ruben Saraiva dhe anglezi,anetare te grupit qe vrau Ardian Nikulajn SHKODER- Ruben Saraiva, 28 vjeç kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshati...
E rëndë në Tropojë, dhunohet varri i Fatmir Haklajt, Zylfija: Edhe të vdekur ua keni frikën (FOTO)
Zylfije Haklaj dhe Fatmir Haklaj TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tropojë. Zylfije Haklaj, motra e vëllezër...
Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy turq
Euro TIRANË- 47 mijë e 450 euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se janë proceduar dy turq q&eum...
Policia e Durrësit në aksion, pezullohen 10 leje drejtimi. Në pranga 3 shoferë
Foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit, gjatë një jave ka vënë në pranga tre persona dhe janë proceduar tre t&e...
Aksidentet rrugore, qytetarët nuk ndërgjegjësohen. Lëvizje pa leje drejtimi, policia merr masat
Foto ilustruese TIRANE- Një valë arrestimesh ka ndodhur nga blutë e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin ...
“Thëllëzat e Fatmës”, tregimi i Leïla Hanoum në librin e saj “Sheherazadja e re”, që përshkruan mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij
Thëllëzat e Fatmës FRANCË- Në faqet 115 – 119 të librit “La nouvelle Schéhérazade — Sheheraza...
Velipojë, kultivoi 2150 fidanë kanabis, arrestohet Xhevair Bajrami
Xhevair Bajrami TIRANE- Xhevair Bajrami është arrestuar për kultivim kanabisi. Përmes një operacioni me dronë 55-vjeça...
Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shqiptari kërkon ulje dënimi
Osman Shaptafaj, Lindita Musai dhe Veton Musai AUSTRALI- Osman Shaptafaj, shqiptari i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin në banesë...
Prokuroria mohon akuzën për ryshfet ndaj shefit të Krimit Ekonomik: Nuk ka hetim për Erion Ismailin
Foto ilustruese TIRANE- Prokuroria e Tiranës mohon zyrtarisht nisjen e një hetimi përkundër asaj që u raportua dje në media p...

