Aktualitet

Policia zbarkon në Krujë, kontrolle me dronë për drogë. Zbulohet sera me rreth 520 fidanë kanabisi

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se vijojnë hetimet, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

28 Prill 2023, 11:20 Nga m.s
Policia zbarkon në Krujë, kontrolle me dronë për drogë.
Foto nga operacioni

KRUJË- Policia ka bërë kontroll masiv në Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Gjatë kontrollit janë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin, ku dhe janë zbuluar sera me fidanë kanabisi, me qëllim kultivimin. Në sajë të operacionit të koduar “Territor i pastër”, kanë vijuar kontrollet nga policia Krujë dhe Forca e Posaçme Durrës, ku kanë bërë të mundur zbulimin e serës me rreth 520 fidanë narkotikë kanabisi. Fidanët e dyshuar narkotikë janë asgjesuar me anë të djegies. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se vijojnë hetimet, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë Krujë

Skuadra policore të pajisura me dronë, vijojnë kontrollet në zonat e pyllëzuara të rrethit të Krujës, në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrollet, me pjesëmarrjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës.
Zbulohet një serë me rreth 520 fidanë narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin.
Si rezultat i kontrolleve intensive, në të gjithë territorin e rrethit Krujë, në zbatim të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Skuadrat policore, të ngritura në kuadër të këtij plani operacional, zbuluan në një territor të fshatit Brret, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën rreth 520 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin e tyre.
Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

policia e shtetit kanabis ne kruje

Sondazh

Poll