Aktualitet

Sërish lëvizje/ Shkarkohet Drejtori i Policisë së Durrësit, në vend të tij ish-komandanti i RENEA-s

1 Tetor 2019, 06:26 Nga DOSJA
Sërish lëvizje/ Shkarkohet Drejtori i Policisë së

Durrës- Një tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë se Durrësit, Alfred Çepe.

Në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjate ditës së sotme. Më herët Lorenc Shehu mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.

Pak ditë më parë dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit u transferuan nga detyra që kishin, në një tjetër pozicion. Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtorin e Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, në vend të Mitat Tolës u emërua Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale. Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në Lezhë, u emërua Erigert Mitri, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Fierit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet levizje ne strukturat e policise lorenc shehu shkarkohet alfred çepe levizje ne strukturat e policise lorenc shehu shkarkohet alfred çepe

Sondazh

Poll