Aktualitet

Preku zemrat e të gjithëve/ Nuk do ta besoni, adoleshenti shkodran i rikthehet jetës pas 1 viti në koma

1 Tetor 2019, 06:19 Nga DOSJA
Preku zemrat e të gjithëve/ Nuk do ta besoni, adoleshenti shkodran i

Tiranë– Ndodh mrekullia. 15-vjeçari Musa Baculi pas betejës së madhe ka mundur të jetojë dhe nisë jetën sërish. Historia e tij preku zemrat e të gjithëve, pasi i shpëtoi mrekullisht mbytjes në lumë, por kjo i la pasoja të mëdha.

15-vjeçari qëndroi për muaj të tërë në koma, po mundi të ngrihej, pas kryerjes së disa operacioneve në Genoa të Italisë.

Imami i njohur, Elvis Naçi ka publikuar një foto të Musait, i cili sot mund të shijojë bukuritë e jetës, pasi është shëruar plotësisht.

“Mrekullia e bashkimit të shqiptarëve. Nuk do ta besoni por ky djali që ngjan kaq bukur është Musa Baculi, nga gjendja e komes, ai tani shijon bukuritë e jetës! Kjo quhet thjesht mrekullia e bashkimit të Shqiptarëve.”, shprehet ai.

Çfarë i ndodhi Musait në 19 gusht të 2018?

Musai u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën në datën 19 gusht të 2018-ës, pasi kishte rrezikuar seriozisht jetën në lum. Ai kaloi pneumoninë respirative pasi kishte pirë shumë ujë, më pas ai kaloi një patologji shumë të rëndë. Sot Musai ka dalë nga problemet me pneumoninë, apo nga problemet infektoze, falë disa operacioneve.  Për muaj të tërë ai bëri edhe terapi intesive, logopedi.

J.V/Dosa.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvis naçi historia e adoleshentit shkodran musa baculi elvis naçi historia e adoleshentit shkodran musa baculi

Sondazh

Poll