Sport

Gjuzi i “përvishet” Olsi Ramës për derbin: Familje kryeministrore, ke përgjegjësi për dhunën në stadium

1 Tetor 2019, 07:04 Nga DOSJA
Gjuzi i “përvishet” Olsi Ramës për derbin: Familje

Tiranë- Për përleshjen masive që ndodhi në derbin Tirana-Partizani, ku disa tifozë të të dyja skuadrave shkëmbyen shkelma e grushte me njëri-tjetrin, ka reaguar edhe Kujtim Gjuzi.

Deputeti Gjuzi  në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel “sulmoi” drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, duke u shprehur se duhet të mbajë përgjegjësi mbi dhunën.

“Je familje kryeministrore, ndaj ke përgjegjësi për dhunën në stadium!”, u shpreh Gjuzi.

Olsi Rama iu përgjigj duke thënë se nuk gjen asnjë justifikim për çfarë ndodhi, por sipas tij, ekipi organizator ka të drejtën për marrjen e masave, në rastet kur është ekip pritës. “Nuk është aspak e bukur. Dekori ishte i papranueshëm.”, tha ai.

Gjuzi ndërhyri sërish duke përfshirë edhe politikën në mes, teksa u shpreh se “partizanët i kanë eleminuar fizikisht gjyshin.”

Këtë ndeshje e fitoi Partizani.Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën një gol u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani kujtim gjuzi olsi rama derbi tirana-partizani kujtim gjuzi olsi rama

Sondazh

Poll