Politike

Fikja e sinjalit analog, Vokshi kundër AMA-a: Vendim anti-kushtetues, po shkelni të drejtat e qytetarëve

30 Shtator 2019, 16:40 Nga DOSJA
Fikja e sinjalit analog, Vokshi kundër AMA-a: Vendim anti-kushtetues, po

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, pas shumë shtyrjesh, ka vendsour që nesër të fikin sinjalin analog dhe të gjithë televizoret të punojnë vetëm me sinjalin dixhital.

Lidhur me vendimin e AMA-s ka reaguar edhe ish deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila e quan “shkelje e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim”.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se nga “ky vendim antikushtetues i AMA-s preket e drejta kushtetuese e mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder”.

REAGIMI I PLOTË

Vendimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMAs) për mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës – Antikushtetues!! Vendimi i sotëm i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMAs) për mbylljen e transmetimeve analoge në Qarkun Tiranë dhe Durrës, është një akt i pashembullt i shkeljes të së drejtes kushtetuese për informim të qytetarëve nga Autoriteti i Medias. Nga ky vendim antikushtetues i AMA-s preket e drejta kushtetuese e mbi 300 mijë shqiptarë të varfër (vetëm në Tiranë, Durrës e Vlorë), të cilët nuk kanë asnjë mundësi të blejnë një dekoder.

Vendimi mbyll 36 televizione lokale private, të cilët për shkak se nuk mund përballojnë kostot e larta financiare per të kaluar transmetimet e tyre në valët dixhitale të Radio Televizionit Shqiptar janë të detyruara të mbyllen. Vendimi për mbylljen e transmetimeve analoge u shty disa herë nën presionin e opozitës për të mbrojtur nga terri informativ qytetarët e pamundur, por qeveria nuk bëri asnjë veprim për të ndihmuar familjet në nevojë apo pensionistët.

Sondazhi i vetë AMA-s tregoi se 16% e popullsisë në qytet nuk kanë dekoder. Të dhënat për fshatin qëllimshëm mungojnë, por për të gjithë është e qartë se numri i familjeve që privohen nga e drejta kushtetuese për informim për shkak të pamundësisë për të blerë dekoder, ësht? shumë më i lartë. Shifrat zyrtare tregojnë se në qarqet Tirane, Durres dhe Vlore, 70.430 familje nuk jane pajisur me dekodera.

Partia Demokratike vlerëson se për një vend si Shqipëria që pret hapjen e negociatave me BE, shkelja e të drejtës kushtetuese për informim e qytetarëvete është një akt i papranueshëm që cënon liritë themelore të qytetarëve. Partia Demokratike i kërkon Autoritetit të Mediave Audiovizive të pezullojë menjëherë vendimin e fikjes së sinjalit analog derisa të gjitha familjet shqiptare të jenë pajisur me dekodera falas!

Partia Demokratike përsërit kërkesën qeverisë të bëjë transparencë urgjente për:

Cila është ecuria e tenderave për blerjen e dekoderave për familjet në nevojë?

Ku kanë shkuar 2.5 milionë euro për 2 tendera që duhet të pajisnin 80 mijë famijë me dekodera?

Cilat jane familjet që janë pajisur me dekodera?

Pse Grupi ndërinstitucional për implementimin e strategjisë dhe ndjekjen e gjithë procesit deri në kalimin e plotë në trasmetimet numerike l nuk funksionon prej më shumë se dy vjetësh? Liria e shprehjes dhe e drejta për informim janë prerogativë në rrugën e Shqipërisë për në BE.

Nesër do të mbyllet sinjali analog në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës, AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi bllokohen sinjalet analoge fiket sinjali analog albana vokshi bllokohen sinjalet analoge fiket sinjali analog

Sondazh

Poll