Aktualitet

Nesër ndërpriten sinjalet analoge, nis dixhitalizimi në Tiranë e Durrës, AMA shtyn datën për Vlorën

Vendimi i marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) parashikon që kanalet televizive të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale.
Featured image of article: Nesër ndërpriten sinjalet analoge, nis dixhitalizimi në Tiranë e Durrës, AMA shtyn datën për Vlorën Foto ilustruese

TIRANË- Nesër do të mbyllet sinjali analog në Tiranë dhe Durrës.

Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës, AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.

Vendimi i marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) parashikon që kanalet televizive të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale.

Tashmë qytetarët nuk kanë më asnjë të drejtë për të parë kanalet televizive, ndërsa ky proces është zhvilluar më parë në qarqet e Fierit, Beratit dhe Korçës dhe do të vijojë edhe në qaqet e tjera.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment