Politike

Rama-demokratëve: Do e rrotulloni gjyshin 7 herë në varr kur të votoni 'Liken' më 14 maj, më mirë mos dilni fare

Rama tha se gjyshërit e atyre që janë vrarë nga komunistët, 'rrotullohen' në varr kur shohin se kë votojnë demokratët më 14 maj.

25 Prill 2023, 13:47 Nga F.M
Rama-demokratëve: Do e rrotulloni gjyshin 7 herë në varr kur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është drejtuar demokratëve dhe u ka kërkuar të mos votojnë kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, emri i të cilit është në fletën e votimit. I pranishëm në Mallkastër, Rama tha se gjyshërit e atyre që janë vrarë nga komunistët, 'rrotullohen' në varr kur shohin se kë votojnë demokratët më 14 maj.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë nuk e kuptoj, unë votën s’e jap për socialist sepse kam pasur gjyshin ballist. Ma kanë vrarë komunistët dhe socialistët nuk i shoh dot me sy. Por mirë me, unë i them, e kupton se sa herë do ta rrotullosh në varr gjyshin në momentin që do shkosh e do votosh Liken? Pse Liken do votosh? Po flas për demokratët. E kupton se çfarë do i bësh gjyshit. Mendohuni sepse një herë i vajtët mbrapa, e hëngrët. E hëngrët një herë, për mendimin tim, më 14 maj, ty që ta kanë vrarë gjyshin komunistët, është mirë t’ia kursesh gjyshit rrotullimin 7 herë në varr e të mos shkosh fare. Mos na e jep ne votën, më mirë mos shko fare.  

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll