Politike

KQZ hedh shortin/ Meta dhe Berisha do të kenë numërues vetëm në tavolinat me numër tek, ndërsa PDIU në ato me numër çift

Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partia që mori anëtarin e katërt ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që i ranë tavolinat me numër çift.

25 Prill 2023, 12:46 Nga F.M
KQZ hedh shortin/ Meta dhe Berisha do të kenë numërues vetëm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendour që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek. Në shortin e hedhur sot në KQZ, u vendos që në tavolinat e numërimit me numër tek, do të jenë dy përfaqësues të Partisë Socialiste, një për Partinë Demokratike dhe një për Partinë e Lirisë. Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partia që mori anëtarin e katërt ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që i ranë tavolinat me numër çift.

Rrjedhimisht në të gjithë vendin numëruesit do të ndahen:

Tavolinat me numër tek:

2 përfaqësues të Partisë Socialiste

1 përfaqësues i Partisë Demokratike

1 përfaqësues i Partisë së Lirisë

Tavolinat me numër çift

2 përfaqësues të Partisë Socialiste

1 përfaqësues i Partisë Demokratike

1 përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

“Shorti reflekton pasjen e anëtarëve të grupit të numërimit për çdo vendnumërim votash në tavolina teke ose çift. Është Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ja dhe Partia e Lirisë. Atëherë rezultati, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të ketë tavolinën me numrin çift, ndërsa Partia e Lirisë tek tavolinat me numrin tek. Ka ndonjë diskutim? Mirë atëherë e miratojmë,”- tha Celibashi.

kqz 25 prill 2023

Sondazh

Poll