Politike

Rama: Të godasim zorrën qorre të Shqipërisë, njësoj siç bëra unë me apandesitin

Rama tha se vota e 14 majit duhet të shkojë për ata që bëjnë punë për qytetin dhe sipas tij, ajo është PS-ja. 

25 Prill 2023, 13:35 Nga F.M
Rama: Të godasim zorrën qorre të Shqipërisë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar zorrë qorre kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. I pranishëm në Mallakastër ku prezantoi kandidatin e Partisë Soicaliste, Rama tha se vota e 14 majit duhet të shkojë për ata që bëjnë punë për qytetin dhe sipas tij, ajo është PS-ja. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ju e dini që unë pata një problem me apandesitin, por me këtë rast mësova që në shqip quhet zorra qorre dhe dua t’iu them këtë. Që është një sëmundje aq e lehtë edhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Kështu që unë e godita, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Nuk e kuptoj si mund të diskutohet vota e 14 majit nëse e shikon atë votë siç është, si mundësia që të jep demokracia, që si qytetar ti të vendosësh se kë duhet të marrë qyteti në punë për ti shërbyer qytetit dhe qytetarëve

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll