Politike

Meta nga Elbasani: Kandidatë tanë s'kanë rivalë, u del para vetëm gogoli që kërcen dhe shpik postera

Ai shtoi se rikthimi i llogaridhënies në vendin tonë është e domosdoshme për demokracinë.

25 Prill 2023, 13:28 Nga F.M
Meta nga Elbasani: Kandidatë tanë s'kanë rivalë, u del
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i konsideroi gogolë kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhje lokale. I pranishëm në një takim në Elbasan, Meta tha se emrat e zgjedhur prej tij dhe kryedemokratit Sali Berisha janë super kandidatë. Ai shtoi se rikthimi i llogaridhënies në vendin tonë është e domosdoshme për demokracinë.

"Kandidatët tanë nuk kanë rivalë. I vetmi që u del është një gogol që herë kërcen e herë shpik postera prej panikut që ka prej zgjedhjeve që po vijnë. E thkesoj që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe duhet që jo vetëm qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri por këtë radhë është edhe detyrë patriotike se rikthimi i llogaridhënies absolutisht do sjellë dinamikë ngjarjesh për demokracinë në vendin tonë,"- tha Meta. 

ilir meta fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll