Politike

Meta nga Elbasani: Kandidatët tanë udhëhiqen me integritet, interesi do të jetë te njerëzit

Po ashtu Meta u shpreh se kandidatët e tyre nuk do të ndalen para rivalëve të tyre socialist që sipas tij janë të zgjedhur nga Rama. 

25 Prill 2023, 13:19 Nga I.A
Meta nga Elbasani: Kandidatët tanë udhëhiqen me integritet,
Ilir Meta

ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' udhëhiqen nga integriteti. Duke folur për mediat nga Elbasani, Meta ka deklaruar se fokusi i kryebashkiakëve të rinj do të jetë te njerëzit dhe te zgjidhjet që ata do të ofrojnë. Po ashtu Meta u shpreh se kandidatët e tyre nuk do të ndalen para rivalëve të tyre socialist që sipas tij janë të zgjedhur nga Rama. 

“Dua të theksoj se kudo kandidatët tanë udhëheqin me integritetin e tyre, me transparencën e tyre dhe me vizionin dhe zgjidhjet që japin. Ka një reagim në Tiranë jo vetëm për zgjidhjen çështjes së transportit urban, por edhe sa i takon ideve të thjeshta dhe shumë të përballueshme sa i takon kostot e tyre nga Belind Këllici. Kemi plane të shkëlqyera të kandidatit në Durrës Igli Cara dhe angazhim për të adresuar nevojat jetike të ish komunave të harruara si rezultat i gjoja reformës së ideuar nga Rama që solli një katastrofë. Pra kudo është interesi tek njerëzit, si të lehtësohen ata. Unë besoj se kandidatët tanë me këtë komunikim të përditshëm për qytetarin dhe me këtë fokus për të zgjidhur hallet jo vetëm që janë fitues dhe udhëheqin bindshëm në këtë garë, por për fat të keq nuk kanë rivalë në këtë garë, ndaj i vetmi që u del është një gogol që njëherë kërcen, njëherë shpik postera sipas overdozave që kalon për shkak të panikut që ka nga zgjedhjet që po vijnë dhe të faktet që e ka të pamundur që të blejë ndeshjen siç ka ndodhur herën e kaluar”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll