Politike

Historia e Ramës me Boratin, video e 'Xhadave' tregon ngjashmërinë e fushatës tallava me personazhin kazakistanas

Politika shqiptare ka prodhuar ndër vite shumë "Borat", por ky rol duket se është bërë për Edi Ramën. Këtë ua provon kjo video: 

25 Prill 2023, 13:13 Nga f.g
Historia e Ramës me Boratin, video e 'Xhadave' tregon
Edi Rama dhe Borat

TIRANE-  Shumëkush është habitur kur ka parë kryeministrin Edi Rama të kërcejë këtë fundjavë në takimet elektorale. Por duket se frymëzimin e ka gjetur te personazhi kazakistanas, Borat. Në një video të publikuar nga 'Xhadat', shihen ngjashmëritë në sjellje, gjestikulacion dhe lëvizje. Pasazhi kur Borat puth fshatarët e tij para ikjes për në Amerikë, janë një kopje identike me kryeministrin që mbjell pemë dhe kërcen tallava me militantët gjatë fushatës.

Por në fakt, duket se Ramën e ka kapur një mallkim. Dikur, që prej vitit 2016, ishte Lulzim Basha i pari që e quajti një "Borat" në politikën shqiptare, frazë që kryeministri e përdori më pas për të goditur edhe Ilir Metën kur dekoronte bujarisht në presidencë edhe rivalin politik gjatë aksionit opozitar. 

"Por që të dekorosh heronjtë e popullit, kjo e bën Boratin, të vetmin origjinal më të dobët se kopja” tha Rama për Metën në 2020. Politika shqiptare ka prodhuar ndër vite shumë "Borat", por ky rol duket se është bërë për Edi Ramën. Këtë ua provon kjo video: 

Ngjashmëria është e frikshme: 


Kush është Borat? Borat është personazhi i luajtur nga Sacha Noam Baron Cohen, komedian, aktor, shkrimtar dhe producent anglez. Personazhi i Borat është një personazh imagjinar, që si qytetar i Kazakistanit udhëton drejt SHBA për të realizuar një dokumentar. Filmi i tij ishte ndaluar në Kazakistan dhe aktori britanik u përball edhe me padi, pasi paraqitja u cilësua si seksiste dhe primitive ndaj qytetarëve të Kazakistanit. Por vite më vonë, filmi u lejua dhe autoritetet e falenderuan aktorin britanik për rritjen e turizmit në vend me rolin e Borat./Dosja.al

Historia e Ramës me Boratin, video e 'Xhadave' tregon

edi rama dhe borat edi rama borat sasha baron cohen

Sondazh

Poll