Politike

Rama për Metën e Berishën: Njëri ka damkën në lule të ballit, do e çojnë vendin gjithmonë mbrapa

Ndërsa Metën tha se shqiptarët e kanë shpallur non-grata prej kohësh. 

25 Prill 2023, 13:30 Nga F.M
Rama për Metën e Berishën: Njëri ka damkën në lule
Edi Rama

MALLAKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kandidatët e Opozitës. Teksa ndodhej në Mallkastër ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste, Qerim Ismajlin, Rama tha se një nga anëtarët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' e ka 'damkën në ballë', referuar kryedemokratit Sali Berisha. Ndërsa Metën tha se shqiptarët e kanë shpallur non-grata prej kohësh. 

"Njeri që e ka damkën non grata në lule të ballit, tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur non grata prej kohësh. 14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur sa më shpejt do nisemi drejt majës për të pasur një Shqipëri të 2030 që është kampione e Ballkanit në turizëm, eksporte bujqësore apo një Shqipëri që të kthehet mbrapa. Historia duhet të na ketë mësuar diçka. Sa herë që atyre u është dhënë mundësia të marrin në dorë fatet e një vendi, kanë bërë që bashkia, komuna e vendi të bëjnë hapa pas. Me në janë si nata me ditën. Ne kemi bërë të kundërtën. Sa herë na është dhënë neve mundësia, vendi ka bërë para,"- tha Rama ndër të tjera. 

 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll