Art&Argëtim

Vrima e Ozonit, do të mbyllet plotësisht në vitin 2030!

30 Shtator 2019, 14:43 Nga DOSJA
Vrima e Ozonit, do të mbyllet plotësisht në vitin 2030!

Montreal – Atmosfera e Tokës përbëhët nga 5 shtresa, të cilat janë: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera dhe egzosfera. Pjesa më e madhe e ozonit gjendet në stratosferë.

Shtresa e ozonit përfaqëson një zonë me përqëndrimin më të lartë të molekulave të ozonit në stratosferë. Kjo shtresë është 10 – 20 km e trashë dhe e mbështjellë rruzullin tokësor duke filtruar dhe penguar depërtimin e rrezeve të dëmshme ultraviolet në sipërfaqen e tokës.  Shtresa e Ozonit është jetësore për planetin tonë.

Klorofluorokarbonet, disa kimikate të gjendura në materiale të ndryshme në tokë, të tipit kanaçe, frigoriferë, izolim shkumë dhe kondicionerë, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë shtresë të stratosferës.

Si rezultat i kësaj, në 1980 mbi polin e veriut, u zbulua se në shtresën e Ozonit ishte hapur një vrimë goxha e madhe.

Në vitin 1990, nga kërkimet e bëra u kuptua se vrima në shtresën e Ozonit, kishte arritur një madhësi përafërsisht 10 përqind të së gjithë shtresës.

Kjo ishte diçka mjaft alarmante, sepse nënkuptonte që çdo rreze ultravioletë që hynte në këtë të çarë, do të arrinte tokën, dhe trupi i njeriut, por jo vetëm, nuk i reziston dot rrezeve ultra violetë.

Në vitet 2000, e çara në shtresën e Ozonit po vazhdonte të rritej, studimet e bëra treguan se vrima e Ozonit do të vazhdonte të zgjerohej me 3 përqind çdo dekadë, një shifër kjo që pas disa kohësh do të ishte e papërballueshme nga rraca njerëzore.

Pas këtij viti, u krijua në Montreal edhe ‘Protokolli i  Montrealit’, ku morën pjesë liderët e 180 shteteve në botë. Në këtë protokoll, vendet ranë dakort për ndalimin e produkteve të cilat dëmtonin në mënyrë të drejtpërdrejtë  shtresën e Ozonit, dhe të nxirrnin totalisht jashtë përdorimi dëmtuesin kryesor të tij, klorofluorokarbonatin.

Sipas universitetit të Kolorados, rikuperimi i shtresës së Ozonit sapo ka filluar, rezultatet përfundimtare priten të shihen në 2030, kur shtresa e ozonit të jetë mbyllur plotësisht.

Burimi: BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete planeti toke shtresa e ozonit planeti toke shtresa e ozonit

Sondazh

Poll